Politike

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin!

23 Prill 2021, 12:30 Nga DOSJA
Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më 25 prill dhe të votojnë ndryshimin.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Basha thekson se i vetmi ndryshim për të cilin do të votojnë është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll