Politike

“Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, Basha mbyll fushatën elektorale: Do t’i japim fund lotëve të nënave

23 Prill 2021, 07:34 Nga DOSJA
“Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, Basha mbyll

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur ditën e sotme fushatën elektorale. Ditën e sotme Basha ka zhvilluar fushata elektorale në Shkodër, në Lezhë, në Elbasan dhe fushatën përmbyllëse e mbajti në Tiranë. 

Në Shkodër teksa po binte shi u tha banorëve se kjo është një shenjë e mirë pasi shiu paralajmëron bereqetin e fitores në 25 prill. Pas qytetit të Shkodrës, Basha shkoi në Lezhë ku bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë numrin 9 ditën e diel që të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë. Kreu i opozitës gjithashtu ju drejtua dhe punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Ndërsa në Elbasan, Basha u shpreh se për 8 vite me radhë, ai ka qenë pranë familjeve elbasanllie, kur u ndërpritej ndihma ekonomike, u hiqeshin dritat si dhe buka e fëmijëve të tyre. Basha tha se këto 8 vite dimër në Elbasan do të marrin fund në 25 prill. Ai në fjalën e tij ka përmendur edhe disa nga arritjet e qeverisë Berisha në këtë qytet si dhe ka thënë se ditën e djelë të gjithë do të votojnë për ndryshimin. Basha gjithashtu tha se për Elbasanin ka shumë shpresa dhe ëndrra të mëdha, të cilat do të bëhen realitet pas 25 prillt. 

 Ndërkohë që në Tiranë mitingu përmbyllës i fushatës elektorale nisi me himnin kombëtar ndërkohë që në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se dita e diel është dita e ndryshimit dhe fitores më të bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë. Kreu i opozitës gjithashtu tha se nuk është më koha për të qarë, sepse të dielën të gjithë bashkë me votën për numrin 9 do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll