Politike

Meta MESAZH të rinjve për zgjedhjet e së dielës: Shqipëria i ka sytë te ju, na duhet pjesëmarrja juaj! 

23 Prill 2021, 12:16 Nga DOSJA
Meta MESAZH të rinjve për zgjedhjet e së dielës:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh të rinjvë, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta bën thirrje për pjesëmarrje, pasi sipas tij ‘vota është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit”. Meta është shprehur se tashmë Shqipëria ‘i ka sytë nga të rinjtë’.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

 Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!Shqipëria i ka sytë te Ju!

Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës. Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri !Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj!

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta mesazh te rinjve zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta mesazh te rinjve zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll