Sport

UEFA në kundërsulm: sot Ekzekutivi vendos edhe për 12 klubet “rebele”

23 Prill 2021, 08:44 Nga DOSJA
UEFA në kundërsulm: sot Ekzekutivi vendos edhe për 12 klubet

ZVICER – Pasi ka fituar luftën-rrufe, Uefa është e gatshme të kalojë në kundërsulm. Revolucioni i Superligës është ndaluar, pavarësisht se Florentino Perez, i hidhëruar, vazhdon të sigurojë që “skuadrat” nuk e kanë ngritur flamurin e bardhë, një pozicion i ndarë nga Andrea Agnelli, promovuesi tjetër kryesor i ligës së re dhe Joan Laporta.

Projekti është në stand-by, pra duke pritur kohë më të mira. Por e tashmja e futbollit europian flet për pasoja të rënda për t’u përballur dhe mundësisht për t’u shëruar. UEFA, ndërsa merrte një frymë lehtësimi, pasi i ka mirëpritur fëmijët “plangprishës” përsëri në shtëpi, nuk ka mundësi që gjithçka ta takojë me një shpullë të thjeshtë sfungjeri.

E vështirë për të vlerësuar sanksionet e mundshme. “Jalta” e topit ngjitet sot në skenë, me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, të thirrur për një mbledhje të jashtëzakonshme. Në rendin e ditës, përcaktimi i vendeve të 12 për finalet e Euro 2020. Dhe pastaj, natyrisht, çështja e Superligës.

Ekzistojnë dy rryma: ka nga ata që kërkojnë një pezullim një vjeçar nga kupat e Europës për rebelët, ndërkohë që dikush përmend dënimin e “Los Blancos”, Manchester City dhe Chelsea nga gjysmëfinalet e këtij edicioni të Champions League.

Presidenti Aleksandër Ceferin e ka përcaktuar qëndrimin e tij. Gjithsesi, në çdo rast, “diplomatët” po punojnë për t’i rregulluar gjërat. UEFA do të përpiqet të përmbushë edhe ndonjë kërkesë të rebelëve, të cilat janë të gjitha të lidhura me çështje ekonomike. Sa i përket formatit të ri të Champions, nuk përjashtohet mundësia e përshpejtimit të kohës, duke e lansuar atë që në 2022.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aleksandër čeferin andrea agnelli florentino perez joan laporta komitetin ekzekutiv të uefa-s përcaktimi i vendeve të 12 për finalet e euro 2020 aleksandër čeferin andrea agnelli florentino perez joan laporta komitetin ekzekutiv të uefa-s përcaktimi i vendeve të 12 për finalet e euro 2020

Sondazh

Poll