Sport

VIDEO / “Show” Messi, Barcelona “manita” ndaj Getafes

23 Prill 2021, 07:05 Nga DOSJA
VIDEO / “Show” Messi, Barcelona “manita” ndaj Getafes

SPANJE – Barcelona mposhti 5-2 Getafe dhe arriti të marrë tre pikët e vlefshme për të vazhduar ndjekjen e Atletico Madrid dhe Real Madrid, që renditen para saj, kur katalanët kanë edhe një takim më pak të luajtur.

Ndeshjen e hapi kapiteni Leo Messi (8’ dhe 33’), që përpos dopiedës, rrëmbeu skenën e “Camp Nou” duke dhuruar një “show” të vërtetë, ndërkohë katalanët lëshuan në pjesën e dytë. Në të 87-tën minutë ai i dhuroi një pas “të artë” të riut Araujo që çoi shifrat në 4-2, ndërkohë që Griezmann fiksoi rezultatin në 5-2 nga penalltia në minutën e 90’+3.

Në  këtë ndeshje u shënuan edhe dy autogola, Lenglet (12’) për Getafen dhe Chakla (28’) për Barcelonën. Enes Unal (69’) ishte autori i golit të dytë të Getafe nga pika e bardhë e penalltisë.

Në kuadër të javës së 31-të të La Ligas, të mërkurën u luajtën edhe Atletico Madrid-Huesca 2-0, Granda-Eibar 4-1 dhe Real Sociedad-Celta Vigo 2-1. Pas këtyre ndeshjeve kryeson Atletico Madrid me 73 pikë, e ndjekur nga Real Madrid me 70 dhe Barcelona pesë më pak nga e para, por me një ndeshje më pak të luajtur se dy skuadrat kryeqytetase.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madrid barcelona griezmann lionel messi real madrid atletico madrid barcelona griezmann lionel messi real madrid

Sondazh

Poll