Politike

Takimi me Celibashin, Kim flet për masakrën e Elbasanit: Të kapen shkelësit, askush s’është mbi ligjin! E patolerueshme

22 Prill 2021, 13:29 Nga DOSJA
Takimi me Celibashin, Kim flet për masakrën e Elbasanit: Të kapen

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është treguar e prerë pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, me të cilin zhvilloi një takim bashkëme ambasadorin Luigi Soreca mesditën e sotme. Në fjalën e saj për mediat, Kim foli për masakrën e Elbasanit që ndodhi një ditë më parë dhe bëri thirrje për ndëshkimin e autorëve duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin.

Ambasadorja Kim shtoi se është totalisht e papranueshme që grupe të paautorizuara dhe të armatosura të mbrojnë votën e qytetarëve duke theksuar kështu se qëndrimi i SHBA-vë është kundër Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Në fjalën e saj, Kim falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për thirrjet e tyre për paqe, duke mos përmendur emrin e Presidentit Ilir Meta. 


“Kemi ardhur këtu për të falenderuar komisionerin Celibashi dhe grupin e tij. U informuam për zgjedhjet e 25 prillit. Është e rëndësishme që të jetë një proces i qetë zgjedhor. Ka një proces trandparent që tashmë është krijuar. Miqtë tuaj nga bashkësia kombëtare janë gjithashtu për tu siguruar për këtë proces. Gjithashtu duhet theksuar fakti se ODIHR dhe ekpertët janë tashmë në vend. Unë do të jem pjesë e njërit prej ekipeve që kanë ardhur këtu për të vëzhguar zgjedhjet. Ndërkombëtarët janë këtu për të monitoruar të gjithë procesin. Të gjithë jemi të shqetësuar nga lajmi i asaj që ka ndodhur dje, është e rëndësishme që shkelësit të kapen, të ndëshkohen, të gjithë përgjegjësit, pa përjashtim, s’ka trajtim të posaçëm për askënd. Askush nuk është mbi ligjin. Duhet të ndëshkohen të gjithë personat përgjegjës. Sikur e kanë theksuar shumë persona Dhe sikurse e kanë theksuar shumë persona, zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen jo me të shkuarën. Gjërat e tmerrshme të së shkuarës duhet të lihen pas, si grupet e paautorizuara, grupet jozyrtare, grupet e armatosura, që mbrojnë votat e qytetarëve, lijini pas, është diccka e të shkuarës, nuk është diccka e të ardhmes, nuk kanë lidhje me një vend anëtar të NATO-s, vend që aspiron për të hyrë në BE. Gjithashtu është përgjegjësi e udhëheqësv, përgjegjësi e tyre që të bëjnë thirrje për qetësi, që të ketë qetësi e të mos ketë asgjë tjetër përveçse qetësi. Ne jemi duke monituar të gjithë veprimet e marra nga drejtuesit e vendit. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha që kanë bërë thirrje që të mos ketë dhunë e të ruhet qetësia. Ne jemi me ju,”- tha Kim.

LAJM KRYESOR: Ambasadorët, MESAZH për 25 prillin: Grupet e armatosura nuk mund të mbrojnë votën, askush s’është mbi ligjin! Fushata s’duhet përgjakur. Kryeprokurori-vartësve: Mos zvarrisni çështjet, do ketë ndëshkime! 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll