Politike

“Shmangni dhunën”/ Takimi me ambasadorët, Celibashi dhe Soreca: Europa po vëzhgon zgjedhjet, kemi besim se gjithçka do t

22 Prill 2021, 13:23 Nga DOSJA
“Shmangni dhunën”/ Takimi me ambasadorët, Celibashi dhe

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbardhur bisedën e zhvilluar sot me ambasadorët. Në një deklaratë për mediat, bashkë me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, thanë se kanë besim se gjithçka do të jetë gati për 25 prill. Soreca tha se Europa po vëzhgon të gjithë procesin dhe se rëndësishme është që në Shqipëri të shmanget dhuna gjatë fushatës zgjedhore dhe pas saj. 

Pjesë nga fjala e tyre: 

Ilirjan Celibashi: Folëm për përgatitjen e procesit zgjedhor. Shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të mbarëvajtjes së këtij procesi.

Luigi Soreca: Folëm për zgjedhjet e 25 prillit. Pikërisht komisioneri na tregoi për situatën deri më tash për gjithçka që duhet bërë për zgjedhjet. Na foli për votimin elektronik dhe për numërimin elektronik. Gjërat janë kuptuar tashmë dhe komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë në fakt edhe ndikimi i zgjedhësve për punën aq të mirë të komisionerëve. Ne kemi dhënë mbështetjen tonë dhe do të vazhdojmë sepse mendojmë se edukimi I zgjedhësve është një çësthje shumë e rëndësishme. Europa po vëzhgon gjithë procesin. E rëndësishme është ajo që do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri. E rëndësishme është të shmanget dhuna. Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje, që të shmanget gjuha e urrejtjes, gjuha e dhunës. 

LAJM KRYESOR: Ambasadorët, MESAZH për 25 prillin: Grupet e armatosura nuk mund të mbrojnë votën, askush s’është mbi ligjin! Fushata s’duhet përgjakur. Kryeprokurori-vartësve: Mos zvarrisni çështjet, do ketë ndëshkime! 

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll