Politike

Ilir Meta përplaset me Lefter Kokën/ Presidenti: Djali me pistoletë terrorizon shtëpi më shtëpi! Ish-ministri: Ik o burrë

22 Prill 2021, 11:55 Nga DOSJA
Ilir Meta përplaset me Lefter Kokën/ Presidenti: Djali me

TIRANË– Deklarata e Presidentit Meta ditën e sotme për ish-ministrin Lefter Koka dhe djalin e tij, ka nxitur debate mes dy ish-aleatëve. Në një konferencë për shtyp nga Presidenca, Meta tha se djali i Lefter Kokës, dilte me armë zjarri dhe bënte terror. “Lefter Koka me djalin dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat dhe gratë që të mos votojnë për LSi. Kemi duruar korrupsionin e tij dhe ato të djalit të tij. Djali i tij del me pistoletë pa leje dhe shkon shtëpi më shtëpi. Vazhdojmë që ta kuptoni më thjeshtë. Është në SPAK kjo. Ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët,”-tha Meta. 

I menjëhershëm ishte reagimi i Leftër Kokës, i cili aktualisht kandidon për deputet në radhët e Partisë Socialiste. Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, ish-ministri i është përgjigjur deklaratave të Presidentit duke theksuar se votat e sigurara në zgjedhjet e mëparshme ishin vota të siguruara prej tij dhe jo të LSI-së. Ai shprehet në reagimin e tij se ndihet keq që i ka besuar për një kohë të gjatë, ndërsa shton se duhet të presë rezultatin e 25 prillit.

REAGIMI I PLOTË:

Pas kësaj nuk vonoi as reagimi nga Presidenca. Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi tha se përgjigjia nga kreu i shtetit për Lefter Kokën do të jepet ditën e premte në Durrës. 

PËRGJIGJIA E TEDI BLUSHIT: 

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta lefter koka tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta lefter koka tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...