Politike

“Audio-përgjimi i PD”/ Reagon Myrta: Sajesë! Këlliçi do e marrë dënimin nga SPAK

22 Prill 2021, 12:51 Nga DOSJA

TIRANË– Administratori i Njësisë Vaqarr, Gentian Myrta ka reaguar menjëherë ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim ndaj Belind Këlliçi për shpifje. Ai shprehet se ai Këlliçi ka sajuar audiopërgjime që ngjasojnë me përgjimet e Babales dhe Salianjit.

Përmes një postimi në Facebook, Gentian Myrta sqaron se audiopërgjimi “Babale 2” i shpëndarë sot nga PD-ja është tërësisht i sajuar dhe tregon se PD ka frikë nga humbja e 25 prillit.

Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit. Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales”, shkruan Myrto.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belind kelliçi gentian myrta belind kelliçi gentian myrta

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...