Politike

Meta takon përfaqësuesit e OSBE: Bashkëpunim i plotë në procesin e vëzhgimit dhe evidentimin e çdo krimi zgjedhor

22 Prill 2021, 11:29 Nga DOSJA
Meta takon përfaqësuesit e OSBE: Bashkëpunim i plotë në

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta njofton se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prillit, duke garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarë.

Meta vlerësoi mbështetjen e OSBE-së, teksa shprehet se do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë procesit zgjedhor.

Mesazhi i plotë i Metës:

Zhvillova një takim të frytshëm dhe të hapur me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, Zëvendëspresidentin, Azay Guliyev dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Vlerësova përpjekjet e sinqerta dhe ndër vite të Asamblesë Parlamentare të OSBE në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe veçanërisht angazhimin e tyre për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht vështirësive të pandemisë.

I informova hollësisht mbi situatën parazgjedhore dhe i sigurova për bashkëpunimin e plotë në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe evidentimin e faktuar të çdo krimi zgjedhor, që synon të deformojë rezultatin përkundër vullnetit të qytetarëve.

Theksova se këto zgjedhje kanë një rëndësi historike për të ardhmen europiane të Shqipëris, dhe se si President i Republikës do të bëj çdo përpjekje për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të marin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...