Politike

MASAKRA E ELBASANIT s’i bën përshtypje Ramës: Dëshpërimi i humbësve! Duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!

21 Prill 2021, 16:06 Nga DOSJA
MASAKRA E ELBASANIT s’i bën përshtypje Ramës:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar masakrën e Elbasanit, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur për shkak të dëshpërimit që sipas tij, ka ‘kapluar’ kundërshtarët e tij politikë. Me anë të një postimi të shkurtër në Twitter, Rama shkruan se të gjithë forcat që duan të ndalojnë rrugën e socialistëve do të ndëshkohen. Por nuk ka komentuar në asnjë moment dhe asnjë çast vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë mu në mes të qytetit, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve.  

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!,”-shkruan Rama. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

LAJMI KRYESOR: LAJMI KRYESOR: Masakër në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, dyshohet se lëvizte me një makinë me para dhe karta identiteti, autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur, mes tyre edhe një police (NGJARJA-EMRAT)

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani edi rama masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll