Politike

Sot u vra në mes të Elbasanit! Si e komentonte Rama sherrin e Pjerin Xhuvanit më 14 mars, nuk i kurseu ofendimet (INFORMACION

21 Prill 2021, 13:35 Nga DOSJA
Sot u vra në mes të Elbasanit! Si e komentonte Rama sherrin e Pjerin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, thuajse një muaj më parë, ka komentuar përplasjen e ndodhur më Elbasan më 14 mars, për Ditën e Verës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e cilësoi grupin që u përplas me mbështetësit e Partisë Demokratike, pjesë e të cilëve ishte edhe Pjerin Xhuvani, i cili u vra pasditen e sotme.

Gjatë intervistës së tij, Rama i cilësoi mbështetësit e PS-së, si një grup rrugeçërish duke shtuar se nuk kishin asnjë lidhje me të. Madje shkoi deri aty sa kujtoi që Xhuvani kishte qenë zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, informacion që ia kishte thënë Taulant Balla.

PJESË NGA DEBATI: 

Shiko orën 1:35:00

Edi Rama: Pusho pusho se s’më kërkon dot ti mua të dënoj këtë e atë. Dhe është ofenduese që ma kërkon ti mua…edhe që nga momenti që e thua këtë gjë, unë nuk duhet të ulem fare me ty. Kaq po të them. Kjo rrugaçëri që del aty dhe nuk bërtet vetëm “Rama Ik” por edhem e librin e shtëpisë nuk janë qytetarë por rrugaçë. Si më shoqëronin mua këta persona? Ku del? Tek fakti që këta montojnë një pamjen time që nuk ka lidhje me sherrin? Nga e nxjerr që më shoqëronin mua? Nga se?

Andi Tela: Videoja tregon se nga momenti që Rama kalon, një grup njerëzish kanë thërritur Rama ik.

Edi Rama: Kjo është një gënjeshtër. Është gënjeshtër e madhe se nuk ka pasur grup që shoqëronte zotin Rama. Unë nuk kam qenë i shoqëruar. Nuk ka filluar sherri. Ky lidhem unë me këtë grup? Unë nuk e di kush janë këta njerëz. Nuk më interesojnë kush janë. Nuk janë aty as për mua as se kam provokuar një sherr. Janë 10 rrugaçësh u përplasën atje. Sherrin e ka stimuluar Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Masakër në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, dyshohet se lëvizte me një makinë me para dhe karta identiteti, autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur, mes tyre edhe një police (NGJARJA-EMRAT)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama elbasan taulant balla vritet pjerin xhuvani edi rama elbasan taulant balla vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll