Politike

Masakra në Elbasan, VOA: Mbështetësit e PD ndaluan makinën e Xhuvanit, një i vrarë e 4 të plagosur në mes të ditës

21 Prill 2021, 15:44 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, VOA: Mbështetësit e PD ndaluan makinën e

ELBASAN- Në Shqipëri, Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili mendohet se është angazhuar në mbështetje të fushatës e Partisë socialiste mbeti sot i vrarë në qytetin e Elbasanit

Policia njofton se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, i angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar, po përpiqej të parandalonte krimin.

Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes. Dyshohet se mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar automjetin me të cilin lëvizte Xhuvani, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi dyshonin se ai po lëvizte me para për të blerë vota. Sipas të dhënave ende jo zyrtare, mes palëve ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, Papleka ka deklaruar në polici se ai ka vepruar në kushtet e vetmbrojtjes.

Xhuvani ishte denoncuar dhe më parë nga Partia Demokratike, si pjesë e konfliktit mes mbështetësve të saj dhe atyre të Partisë socialiste në Elbasan gjatë festës së Ditës së Verës. Sipas policisë “janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen”.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arber papleka pjerin xhuvani arber papleka pjerin xhuvani

Sondazh

Poll