Politike

Terrori në Elbasan, presidenti Meta “kyç gojën”: Nuk them asgjë, Policia mbron bandat e Taulantit

21 Prill 2021, 13:25 Nga DOSJA
Terrori në Elbasan, presidenti Meta “kyç gojën”:

FIER– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë masakrën e ndodhur në qytetin e Elbasanit, pasditen e sotme. Para mediave, Meta u shpreh se nuk ka ende një panoramë të plotë të ngjarjes, ndërsa nuk i ndali akuzat ndaj institucioneve të shtetit. Ndër të tjera, kreu i shtetit tha se Policia e shtetit mbron bandat e qytetit, që sipas tij operojnë për llogari të Taulant Ballës. 


PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Meta: Vendosa të ndaloj për shkak të një ngjarjeje të papritur të një provokimi të shëmtuar të kryetarit të Bashkisë që provokoi LSI dhe kandidatët e saj duke u përpjekur që të hiqte banderolat. Jo vetëm kaq por siç u informova tani, për orë të tëra kanë refuzuar që të dialogojnë dhe të bashkëpunojnë tregon edhe njëherë përpjekjet për të krijuar incidente të paqena. Kjo është arsyeja që kam ndërhyrë menjëherë. Është e rëndësishme që të evitojmë çdo incident që provokohet nga Rilindja.

Vrasja në Elbasan?

Meta: Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problemtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanëshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Payshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cënimeve të standateve zgjedhore.

LAJMI KRYESOR: Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për manipulime: Ka rrezik për deformim në njësinë 10, kandidatët e PS duan të kapin komisionerët. Masakra e Elbasanit? Tensionet i nxit Rama  (DENONCIMET nga Fier në Vlorë)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta vritet pjerin xhuvani ilir meta vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll