Politike

VIDEO-DENONCIM/ Belind Këlliçi ndalon makinën e zyrtarëve të Vaqarrit: Po shpërndante ushqime në këmbim të votave

21 Prill 2021, 15:55 Nga DOSJA
VIDEO-DENONCIM/ Belind Këlliçi ndalon makinën e zyrtarëve

TIRANË– Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka bllokuar makinën e zyrtarëve në Vaqarr, e ila ishte mbushur me ushqime. Sipas Këlliçit, këto ushqime do të shpërndaheshin në këmbim të votave.

Këlliçi shton se i pranishëm ka qenë djali i xhaxhait të kryetarit të Komunës së Vaqarrit, Gentjan Myrto. Ai shprehet se po pret prokurorin dhe se ka lajmëruar policinë për këtë gjë. 

“Përshëndetje, jemi këtu në Vaqarr. Pas një diskutimi të gjatë që kemi pasur, kemi ndaluar në orën 17:35, ku kjo makinë tip Skoda është kaour duke shpërndarë ndihma. Gentjan Myrto, djali i xhaxhait të kryetarit të komunës në Vaqarr, ka shpërndarë ushqime në këmbim të votës. Aty brenda është lista e partisë Socialiste, janë edhe emrat. Ta shohin banorët. Ne po presim që të vijë edhe vetë prokurori i gatshëm. Kam njoftuar se këtu po shpërndahen ndihma. Kam kontaktuar shefin e komisariatit për kapjen në flagrancë të zyrtarëve. Jemi në pritje të prokurorit dhe të sqarimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje,”- tha Këlliçi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belind kelliçi zgjedhjet 25 prill 2021 belind kelliçi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll