Politike

Masakra e Elbasanit, Balla drejton gishtin nga PD: Sollën furgona me paramiliatarë të armatosur, terrorizuan banorët. Do i n

21 Prill 2021, 15:42 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit, Balla drejton gishtin nga PD: Sollën furgona me

ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka drejtuar gishtin nga PD për masakrën e Elbasanit. Pas vizitës tek efektivja e “Shqiponjave”, Balla u ndal për të dhënë një prononcim për mediat, duke shtuar se ditën e sotme në Elbasan demokratët kishin sjellë paramilitarë të armatosur. Sipas socialistit, këta të fundit kishin ushtruar terror për vota në qytet, më konkretisht në lagjen ku edhe ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. 

“Provokime që përshkallëzohen. Kanë një autorësi, PD dhe presidentin. PD që nga ngjarja e ditës së verës. Ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit. Erdha në spital, efektivja e ka hedhur më të keqen. Jeni dëshmitarë që sot në mëngjes kanë zbarkuar furgona me paramilitarë që kanë terrorizuar banorët, dëshnmitarë janë ata të 5 majit. Autorësinë duhet t’jua lëmë organeve ligjzbatuese. Furgoni i PD kishte persona të armatosur. Nuk dua të shtoj asgjë përveç njoftimeve të institucioneve. Drejtuesi i listës i PD reagoi turpshëm. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është që iu lutem mos bini nën presionin dhe provokimin. Ajo që si Elbasan do t’i japim është që t’i dënojmë me votë më 25 prill, thirrja ime është që të bashkohemi më shumë se kurrë për të dënuar me votë këta paramilitarë,”-tha Balla.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

LAJMI KRYESOR: LAJMI KRYESOR: Masakër në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, dyshohet se lëvizte me një makinë me para dhe karta identiteti, autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur, mes tyre edhe një police (NGJARJA-EMRAT)

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike masakra e elbasanit taulant balla vritet pjerin xhuvani masakra e elbasanit taulant balla vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll