Politike

MASAKRA E ELBASANIT, Ambasada amerikane THIRRJE palëve: Tregoni vetëpërmbajtje! Do veprojmë, por bazohemi në fakte, jo thas

21 Prill 2021, 15:37 Nga DOSJA
MASAKRA E ELBASANIT, Ambasada amerikane THIRRJE palëve: Tregoni

TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar ashpër lidhur me masakrën e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Në reagimin zyrtar, Ambasada kërkon vetëpërmbajtje nga dy kandidatët për kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim Basha, duke përfshirë edhe presidentin Ilir Meta. 

Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

POSTIMI I PLOTË: 

Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

LAJMI KRYESOR: LAJMI KRYESOR: Masakër në Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, dyshohet se lëvizte me një makinë me para dhe karta identiteti, autori, një ish-oficer i RENEA-s, 4 të plagosur, mes tyre edhe një police (NGJARJA-EMRAT)

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasada amerikane masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani ambasada amerikane masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll