Politike

Masakra e Elbasanit, Meta nga VLORA: Tensioni vjen nga Rama, ka tmerr zgjedhjet e lira

21 Prill 2021, 15:25 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit, Meta nga VLORA: Tensioni vjen nga Rama, ka tmerr zgjedhjet

VLORË–  Presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama për masakrën e ndodhur sot në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Në një deklaratë për shtyp nga Vlora, Meta tha se ishte e qartë që  kreu i qeverisë kishte nxitur tensionet pasi kishte frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

“Tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Ka tmerr nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. mbasi i lë kandidatët me zemrën telef e kanë, se kanë emrin në lista. Kështu mendon të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Nuk i jepte porosi Damianit, tërmet. Ku ndodhi ngjarja në Kavajë? Gjaku u derdh atje. Në Elbasan herën e kaluar nuk mund t’ju them se kamë qenë gjithë kohën në udhëtim. Herën e parë duhet të ishte shmangur përplasja. Nuk e komentoj dot më këtë çështje. Shpreh keqardhjen për ngjarjen që ka ndodhur, por ndodhin prej një personi. Nuk kemi më çfarë provash të kemi. Sjellje të tilla kaq arrogante dhe me qëllim frikësimin e qytetarëve prandaj pjesëmarrja duhet të jetë e jashtëzakonshme. E ardhmja e çdo prindi nuk mund të ketë një çmim kaq poshtërues,”-tha Meta

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

LAJMI KRYESOR: Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për manipulime: Ka rrezik për deformim në njësinë 10, kandidatët e PS duan të kapin komisionerët. Masakra e Elbasanit? Tensionet i nxit Rama  (DENONCIMET nga Fier në Vlorë)

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta masakra e elbasanit vlore vritet pjerin xhuvani ilir meta masakra e elbasanit vlore vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll