Aktualitet

Plagosja e Bledar Okshtunit në Kavajë, arrestohen pas 24 orëve tre autorët, ndodhen në Komisariatin e Policisë në Kavajë

20 Prill 2021, 21:52 Nga DOSJA
Plagosja e Bledar Okshtunit në Kavajë, arrestohen pas 24 orëve

KAVAJË– Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Markel Shtylla, Drejtor i Policisë Bashkiake të Kavajës dhe Dorian Troplini, punonjës i Policisë Bashkiake janë vënë në pranga 24 orë pasi u shpallën në kërkim për plagosjen e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Dosja.al ka mësuar se Jonuzi që shkrepi armën dhe që i shkaktoi plagën në këmbë Okshtunit është aktualisht në komisariatin e Policisë së Kavajës, bashkë me dy të tjerët, të akuzuarit si bashkëpunëtorë.

Ende nuk dihen rrethanat e arrestimit të Jonuzit, i cili edhe ishte në kërkim nga policia foli publikisht për plagosjen. Ai pranoi autorësinë dhe tha se gjithçka kisjte ndodhuar pas një sherri për motive të dobëta pasi Okshtuni i kisht zënë rrugën një gruaje me shami.

Vetë Okshtuni tha se gjithçka erdhi pas një konflikti për parkimin e makinës. Duke qenë se ngjarja ndodhi në zyrat e PD-së shkaktoi reagime politike. Kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi një atentat ndaj demikracisë duke akuzuar Jonuzin si të lidhur me kryeministrin Rama. Meta bëri të njëjtë gjë ndrësa kreu i qeverisë u distancua.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni ndriçim jonuzi plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni ndriçim jonuzi plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2021, 21:03

TIRANË– Ndriçim Jonuzi (Tahiri), autori i plagosjes së Bledar Okshtunit në Kavajë, është një votues i Partisë Socialiste. Dosja.al, bazuar në të dhë...

Aktualitet 20 Prill 2021, 20:47

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar veprat e dëshmorit të atdheut Arjan Sala dhe policit Shkelzen Tafa, të cilët kanë shpëtuar jetë. Një një shkrim në ...