Aktualitet

S’e mbron më as qëndrimi në Dubai! Shpallet në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morina

20 Prill 2021, 17:21 Nga DOSJA
S’e mbron më as qëndrimi në Dubai! Shpallet në

TIRANË– Këngëtaren Fjolla Morina e cila është dënuar me gjashtë vite burg në mungesë për “trafik të armëve dhe municionit”, duketse nuk do ta mbrojë më nga drejtësia shqiptare, as qëndrimi në Dubai.

Ditën e sotme, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.

Kërkesa e irmosur nga prokurori Edmond Karriqi është nisur ditë ne sotme drejt Prokurorisë së Përgjithshme e cila pritet që të vendosë nëse do të miratohet kjo kërkesë apo jo.

Këngëtarja Fjolla Morina u dënua më 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg. Avokatja e saj Aurora Guska e ka apeluar vendimin dhe kërkon zbutjen e dënimit. Të gjitha këto po bëhen pa praninë e këngëtares, e cila gjeti strehë në Dubai. Nëse Prokuroria miraton shkresë, Morinas’do të mund t’i shpëtojë dot qelisë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina shpallet ne kerkim nderkombetar fjolla morina fjolla morina shpallet ne kerkim nderkombetar

Sondazh

Poll