Aktualitet

Mbrojtja e Lames pas audio-përgjimit, Kaba: Mashtron pa turp, po ku ka pasur Kadastër në vitin 2017 o i ziu

20 Prill 2021, 18:15 Nga DOSJA
Mbrojtja e Lames pas audio-përgjimit, Kaba: Mashtron pa turp, po ku ka

TIRANË– Këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Kaba ka komentuar skandalin e audio-përgjimit të Artan Lames që u bë sot publik, ku kreu i Kadastrës dëgjohej tu jepte vartësve porosi që të premtonte legalizime të cilat nuk do të realizoheshin kurrë.

Në një status në Facebook, Kaba hedh poshtë ‘mbrojtjen’ e Lames i cili tha se regjistrimi ishte i vitit 2017. Sipas Kabës, në vitin 2017 nuk ka pasur Kadastër dhe në këtë mënyrë Lame po gënjen.

“ARTAN LAME THELLON MASHTRIMIN! Artan Lame paska nxjerre nje sqarim dhe thote qe biseda eshte bere ne 2017. Genjen trashe edhe vazhdon te mashtroje pa turp, se hajduti nuk ka turp.  Rilindasit nuk kane turp. Artan Lame nuk e permend fjaline e fundit kur me zerin e tij del qarte, kur thote kandidati i kerkon qe do te legalizoje shtepine!O Lame ziu, o mashtrues ordiner ku kishte kandidat ne 2017 o mashtrues i paskrupullt. Ku ka pasur Kadaster ne 2017. Popull mos u genjeni nga keto mashtruese ordinere, por ndeshkojini me vote ne 25 prill,”- shkruan Kaba.

Sot, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Lame tha se audio-përgjimi është i vërtetë por është i vitit 2017.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame dritan kaba pergjimi i lames artan lame dritan kaba pergjimi i lames

Sondazh

Poll