Aktualitet

20 Prill 2021, 21:03 Nga DOSJA

TIRANË– Ndriçim Jonuzi (Tahiri), autori i plagosjes së Bledar Okshtunit në Kavajë, është një votues i Partisë Socialiste. Dosja.al, bazuar në të dhënat e databases- së Partisë Socialiste, ka mësuar se Tahiri nuk është aspak një militant i Partisë Demokratike, siç deklaroi kryeministri Edi Rama paraditen e sotme.

Në vitin 2013, Jonuzi që tashmë është shpallur në kërkim, ka votuar Partinë Socialiste. Edhe vetë ai, në një video-deklaratë nga arratia tha se kishte bërë shumë për Partinë Demokratike, por të dhënat tregojnë tjetër gjë.

Jonuzi tashmë është shpallur në kërkim. Pas një sherri për parkimin e makinës, ai u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe qëlloi sekretarin Bledar Okshtuni. Më pas u largua qetësisht nga vendi i ngjarjes, pa u vënë në pranga. Okshtuni ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Kjo ngjarje hapi dhe një valë reagimesh në politikë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni ndriçim jonuzi plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni ndriçim jonuzi plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2021, 20:47

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar veprat e dëshmorit të atdheut Arjan Sala dhe policit Shkelzen Tafa, të cilët kanë shpëtuar jetë. Një një shkrim në ...