Aktualitet

Aksident në Lezhë, plagosen rëndë nënë e bijë (EMRAT)

20 Prill 2021, 16:25 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë, plagosen rëndë nënë e bijë

LEZHËNjë aksident ka ndodhur në dalje të Lezhës si pasojë e përplasjes së një makine tip “Range Rover” me një “Pego”.

Drejtuesi i Range Rover-it me iniciale K.S ka përplasur drejtuesen dhe pasagjeren e makinës tjetër Elizabeta Gjopalaj dhe Dila Gjopalaj të cilat po marrin ndihmën mjekësorë në spitalin Rajonal të Lezhës ndërsa shtetasi K.S ndodhet në komisariatin e policisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident lezhe aksident lezhe

Sondazh

Poll