Punësime të paligjshme në kohë fushate, Drejtoresha Rajonale e Kulturës: Nuk kam çfarë t’ju them
SHKODËR- Edhe pse ligji e ndalon punësimin për fushatë elektorale një specialiste rezulton e punësuar me kontratë provizore në Drejtorinë Rajonale të Kulturës në Shkodër.
Gjithashtu kjo specialiste është punësuar pa u vlerësuar dosja e saj apo e konkurrentëve të tjerë. Ligji për fushatën elektorale ndalon punësimin në këtë kohë përveç rasteve emergjente. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë Rajonale Shkodër ku takojnë vetë drejtoreshën, Majlinda Lacaj.
Ajo fillimisht mohon të ketë marrë në punë ndonjë punonjëse të re, por punonjësja Albana Zaganjori rezulton e punësuar në këtë drejtori pikërisht në fund të marsit. E vënë përpara faktit drejtoresha Lacaj tregon se punësimin e ka bërë në bazë të ligjit duke pyetur edhe juristin dhe burimet njerëzore. Madje sipas drejtoreshës është pikërisht sektori i burimeve njerëzore që ka bërë mundësimin e zonjës. Gazetarët e pyesin se sipas ligjit në fushatë elektorale mund të ketë punësim vetëm në rast emergjente ,por çfarë emergjence ka drejtoria e kulturës në Shkodër? Drejtoresha përgjigjet duke thënë se nuk ka asnjë emergjencë, por punësimin e kanë bërë burimet njerëzore. Në bisedim me gazetarët për të kuptuar se me çfarë lloj kontrate është punësuar Albana Zaganjori drejtoresha nuk di të përgjigjet, njëherë thotë se e punësuara është pjesë e institucionit dhe njëherë thotë se pozicioni i punës në të cilën aktualisht punon e punësuara është provizor. Por më pas ajo tregon se znj. Albana kontratën me institucionin e ka firmosur diku në fund të marsit. Në bazë të Kodit Elektoral, fushata për zgjedhjet parlamentare ka filluar më 23 mars, një muaj para zgjedhjeve. Periudhë kohore që konçidon edhe me punësimin e znj. Albana.
Drejtoresha shprehet se kur janë dorëzuar dosjet e aplikantëve në atë kohë të paktën tre , ka qenë një komision që ka bërë vlerësimin e tyre dhe kanë vendosur se znj. Albana ka qenë më e përshtatshme në fitimin e postit. Gazetarët kërkojnë të flasin me kryetarin që ka bërë vlerësimi e dosjes së vajzës që është punësuar. Por drejtoresha u kërkon gazetarëve të Fiksit që të vijnë sërish në drejtori në orën 13:00, pasi kryetari i vlerësimit të dosjeve ndodhej në terren. Gazetarët rikthehen sërish në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Shkodër në orën 13:00. Kryetarin nuk e takojnë, por takojnë sërish drejtoreshën. Duke u justifikuar ajo del nga institucioni dhe thotë “Nuk kam çfarë t’ju them kryetari i vlerësimit të dosjeve nuk ka ardhur” . Gazetarët e ndjekin drejtoreshën në këmbë në të gjithë Shkodrën duke e pyetur se si u zgjodh punonjësja?Pse në fushatë? Ku janë dosjet? Ku është vendimi i komisionit? Drejtoresha duke ikur shprehet se çfarë kishte për të thënë e tha. Gazetarët i kërkojnë emrin e kryetarit të vlerësimit të dosjeve për ta intervistuar, por drejtoresha nuk ka një emër konkret.
Meqënëse është në orar punë gazetarët e pyesin se ku po shkonte drejtoresha. Ajo përgjigjet se po shkon në një tjetër institucion shtetëror, por ndërkohë hynë në një bankë të nivelit të dytë, pasi thotë që ka takim me drejtoreshën e kësaj banke. Në këtë mënyrë drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Shkodër shmangu duke u fshehur në bankë gazetarët e Fiksit. Këtyre të fundit nuk u lejohet që të hyjnë brenda.
MARRË NGA TOP CHANNEL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Situata nga pandemia, Manastirliu: 350 mijë vaksinime në total në vend
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në vendin tonë janë vaksinuar në total 350 mijë persona. Në një postim në Twitter, Mana...
Mbrojtja e Lames pas audio-përgjimit, Kaba: Mashtron pa turp, po ku ka pasur Kadastër në vitin 2017 o i ziu
TIRANË– Këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Kaba ka komentuar skandalin e audio-përgjimit të Artan Lames që u bë sot publik, ku kreu i K...
Nuk ndalen festat! Të rinjtë socialistë harbohen sërish në kohë pandemie, Ahmetaj u druhet videove: Kujdesuni të mos qark
TIRANË– Të rinjtë socialist nuk ndalojnë së harbuari! Pavarësisht rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik për ndalimin e grumbullimeve, një tjetër vide...
Liria e medias, Reporterët pa kufij: Shqipëria mes vendeve problematike, gazetarët janë bërë shënjestra sulmesh
TIRANË– Kohë të këqija për gazetarët: “Pandemia korona intensifikon dhe konsolidon tendencat shtypëse në të gjithë botën”, thotë drejtori...
S’e mbron më as qëndrimi në Dubai! Shpallet në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morina
TIRANË– Këngëtaren Fjolla Morina e cila është dënuar me gjashtë vite burg në mungesë për “trafik të armëve dhe municionit”, duketse nuk do ta mbrojë ...
Sekuestrohen 30 kg kanabis dhe një armë zjarri në Malësinë e Madhe, në pranga bien 4 persona
MALËSI E MADHE- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Malësinë e Madhe, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde...
Aksident në Lezhë, plagosen rëndë nënë e bijë (EMRAT)
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në dalje të Lezhës si pasojë e përplasjes së një makine tip “Range Rover” me një “Pego”. Drejtuesi i Range Rover-it me inici...
Në restorant peshku me të dënuarin për vrasje, kryebashkiaku Krali: S’komentoj foto arkivë, gjëja e parë që bëra dje
KAVAJË– Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka reaguar sërish për plagosjen e ndodhur nëj ditë më parë në Kavajë, pasi sekretari i Partisë Demokratike në...
1000-1500 euro për të marrë shtetësinë shqiptare, operacioni ‘Visa’ shkatërron grupin e falsifikatorëve, arrestohen t
TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me akuzat se falsifikonin pasaporta shqiptare kundrejt shumave 1000 deri në 1500 euro. Personat e...