Aktualitet

20 Prill 2021, 20:47 Nga DOSJA

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar veprat e dëshmorit të atdheut Arjan Sala dhe policit Shkelzen Tafa, të cilët kanë shpëtuar jetë. Një një shkrim në Facebook, Hoxha shkruan se në një vend si ky i yni askush nuk mendon për herojntë e vërtetë, por gjithë vëmendja shkon te politikanët. Ai shkruan se ne i bëjmë ata heronj të jetës së përditshme edhe pse ata na vjedhin dhe vrasin, ndërkohë që heronjtë e vërtetë i lëmë në hije.  

“Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vrasje, gjobvënie, politikanë që vjedhin, zyrtare te korruptuar, porositës vrasjesh, etj, pakkush e vë re dhe flet për heronjtë e vërtetë. Kërkojmë heronj me qiri, aty ku ata nuk gjenden.. Adhurojme liderët politikanë, bëjmë heronj ata që na vjedhin e vrasin përditë, por nuk flasim dhe nuk vëmë re heronjtë e vërtetë, qe i kemi para syve. E denigrojme figuren e policit, i shajme, i tallim, i shtyjmë, i qellojme me gur, por në raste nevoje, kur jeta na rrezikohet, serish tek ata drejtohemi. Polici i ri Shkelzen Tafa, ne pamje te pare duket se beri thjesht detyren, duke parandaluar nje vrasje ne Bulevardin “Migjeni”, ne Yzberisht. Por xhesti i tij, profesional, kurajoz dhe i vendosur, dergoi nje mesazh te forte besimi te qytetaret. Nese do ta kisha ne dore, videon e aksionit të tij, do e vendosja në vend të spotit të kryetarëve të partive politike në fushatën zgjedhore, ku ai t’u thoshte bashkemoshatareve: “Mos u largoni! Ky vend ka nevoje, per ju”… Brenda pak ditesh, dy heronj, ne moshe te re, Deshmori i Atdheut Arjan Sala, dhe polici Shkelzen Tafa, me aktet e tyre shpetuan jetet e bashkekombasve, duke deshmuar, se ky vend ka heronjte e vet, se ky vend, ka shprese….”,shkruan Hoxha. 

Arjan Sala është shpallur Dëshmor i Atdheut pasi u vetësakrifikua për të shpëtuar jetët e mbi 20 punonjësve nga flaka që ra në një ndërtesë në afërsi të Casa Italia, ndërsa Shkëlzen Tafa është polici që parandaloi vrasjen e dyfishtë në rrugë para dy ditësh, ku një i ish-i burgosur tentoi të shtypte një çift me makinë. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala artan hoxha shkëlzen tafa arjan sala artan hoxha shkëlzen tafa

Sondazh

Poll