Politike

Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për aeroportin e Vlorës! Rama: Dikush e ka mallkuar projektin! Behgjeti na shpëto

20 Prill 2021, 08:16 Nga DOSJA
Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për aeroportin e

TIRANË– Ditën e sotme është nënshkruar kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite.

Pas konsorciumit fitues është Begjet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group. Gara për këtë projekt ishte hapur në nëntor 2019 dhe duhet të mbyllej në 12 mars 2020, por u shty si pasojë e pandemisë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dikush mund ta ketë mallkuar këtë projekt pasi është ndërprerë disa herë.


Rama ka bërë të ditur se pista e Vlorës do të ketë kushtet që të mund të pranojë fluturimet New York- Vlorë. Kreu i qeverisë tha se do të cojnë Fan Nolin në Amerikë në mënyrë që ti sjellin qytetarët direkt në Shqipëri pa qënë të detyruar që të rrinë në aeroporte të tjera. Rama bëri të ditur se fill do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh. Pacolli tha se Vlora është një qytet historik dhe si e tillë, realizimi kësaj vepre atë e mbush me krenari.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike behgjet pacolli belinda balluku edi rama marreveshja per aeroportin e vlores behgjet pacolli belinda balluku edi rama marreveshja per aeroportin e vlores

Sondazh

Poll