Politike

Plagosja në Kavajë! Etjen Xhafaj distancohet pas akuzave të Dumës: Mos ta politizojmë ngjarjen, shërim të shpejtë djalit

19 Prill 2021, 22:44 Nga DOSJA
Plagosja në Kavajë! Etjen Xhafaj distancohet pas akuzave të

KAVAJË– Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Kavajë, Etjen Xhafaj ka hedhur poshtë akuzat e Grida Dumës, e cila deklaroi se mbështesin autorët e plagosjes së Bledar Okshtunit. Në një reagim zyrtar, Xhafaj shkruan se ngjarje si ajo që ndodhi në Kavajë nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk ka lidhje me politikën.

“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë. Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!”- shkruan Xhafaj.

Bledar Okshtuni, sekretar në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë u plagos me armë zjarri teksa ndodhet në punë. I dënuari për vrasje, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i shoqëruar nga Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, të cilët sipas Grida Dumës janë aktivistë pranë Partisë Socialiste, qëlloi me armë zjarri Okshtunin pas një sherri për parkimin e makinës. Ngjarja solli shumë reagime nga palët politike.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledar okshtuni etjen xhafaj plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni etjen xhafaj plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll