Politike

Veliaj mban pranë vetes ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun! Rikthen zyrtarin e prekur nga dekriminalizimi në fushatën

20 Prill 2021, 06:19 Nga DOSJA
Veliaj mban pranë vetes ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun!

TIRANË– Erjon Veliaj ka bërë pjesë të fushatës së tij, Agim Kajmakun, ish-kryebashkiaku i Vorës. Kajmaku është parë pranë Veliajt ditën e djeshme teksa ishte në Prezë.

Cilat janë problemet e Kajmakut me drejtësinë?

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019 dhe prej afro një viti qëndroi në arrat, pasi PD-ja e akuzoi se kishte fshehur një dënim në Greqi. Pasi KQZ vendosi që t’i hiqte mandatin Kajmaku shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe u arratis.

Ai u vu në pranga në muajin korrik të vitit që lamë pas, pasi në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë për shkak të diabetit. Sapo mbërrit në spital atij iu dha ndihma e parë, po ndërkohë mjekët lajmëruan policinë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e la Kajmakun në “detyrim paraqitjeje”. Tashmë, ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës po hetohet për tre akuza, atë të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agim kajamku erjon veliaj agim kajamku erjon veliaj

Sondazh

Poll