Politike

Basha: Liria e medias ka pësuar regres shqetësues! PD do ti japë fund presioneve

20 Prill 2021, 06:24 Nga DOSJA
Basha: Liria e medias ka pësuar regres shqetësues! PD do ti japë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në Instastory një pyetje lidhur me premtimin e Ramës në 2013 se nuk do të kishte presion ndaj mediave gjatë qeverisjes së tij.

Basha pyet nëse e mbajti këtë premtim Rama, dhe i përgjigjet vetë që jo. Sipas tij, liria e medias ka pësuar regres shqetësues gjatë qeverisjes së Ramës ,dhe rasti më konkret është ai i biznesmenit italian Francesco Becchettit, me gjobën 110 milionë euro që duhet t’i paguajë qeveria.

Basha shkruan se PD do i japë fund presioneve e shantazheve mbi mediat, të çfarëdo natyre që kanë si qëllim deformimin e vijës editoriale.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll