Politike

“Mirë bionde, por e dashke dhe kryetare”, Rama ‘turpëron’ burrin në Korçë, e nxjerr në mes të njerëzve dhe e pë

19 Prill 2021, 23:21 Nga DOSJA
“Mirë bionde, por e dashke dhe kryetare”, Rama

KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka vënë në siklet dhe ka bërë me turp një burrë që ndodhej mes qytetarëve të mbledhur për mitingun e tij në qytetin e Korçës. Teksa ndodhej në takimin elektoral, kreu i qeverisë e pikasi që po shikonte një vajzë dhe e thirri në podium bashkë me vajzën.

Rama e pyeti para të gjithëve nëse e pëlqente se po e shikonte. Ai pyeti dhe vajzën e cila mohoi të kishte simpati për zotërinë në fjalë, por zbuloi se ishte edhe kryetare e FRESSH.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ulu mo ulu mos u shqetëso. Ishte në këmbë, por nuk po më shikonte mua por po shikonte atë vajzën aty. Hajde këtu, hajde…ja. Shikoje nga afër. E? Ti je patronazhist?

Qytetari: Jo!

Rama: Ulu se nuk ta lëmë vajzën.

Rama: Të pëlqen

Vajza: Jo

Rama: Po ti je patronazhiste?

Vajza: Jo unë jam kryetare e FRESSH!

Rama: Po ti qenke më shumë se patronazhiste…kryetare e FRESSH-it. Paska ambicie ky. Mirë që e dashka bionde por e dashka edhe kryetare. E di si e shikonte apo jo? Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska me trëndafilin e PS-së brenda. Ulu aty ulu.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll