Politike

Ulja e pensioneve, Meta: 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi

20 Prill 2021, 08:15 Nga DOSJA
Ulja e pensioneve, Meta: 25 Prilli është referendum edhe për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e quan të papranueshëm faktin e dalë sot në media se pensionet në qytet janë ulur me 3.2%.  Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ky është një tjetër tregues se 25 prilli është edhe një referendum për nënat dhe baballarët.

REAGIMI I PLOTË: 

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë! Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%. Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit. Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.

Një artikull i gazeta Monitor tregoi sot sesi pensionet në qytete u ulën për herë të parë në dy dekada. Masa e pensionit mesatar urban arriti në 15,732 lekë gjatë vitit të kaluar nga 16,2543 lekë që ishte në vitin 2019 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ulja e pensioneve ilir meta ulja e pensioneve

Sondazh

Poll