Politike

Sherri mes kandidatëve në Durrës, PS-ja: Nuk është e vërtetë, sajesë për të hedhur baltë mbi ne

19 Prill 2021, 22:56 Nga DOSJA
Sherri mes kandidatëve në Durrës, PS-ja: Nuk është e

DURRËS– Partia Socialiste ka mohuar që lajmi i sherrit mes dy kandidatëve për deputete në Durrës të jetë i vërtetë. Në një reagim zyrtar, dega e PS-së në Durrës, ka publikuar një foto krah të cilës shkruan se ky lajm nuk është i vërtetë, por është gënjeshtër me qëllim për të hedhur baltë mbi PS-në.

Deklaratë për shtyp e Partisë Socialiste – Qarku Durrës. Një lajm totalisht i pavërtetë është shpërndarë në media, ku aludohet mbi përfshirjen e dy kandidatëve të Partisë Socialiste Durrës në një konflikt fizik. PS e Durrësit distancohet nga të tilla aludime, dhe sqaron opinionin publik se bëhet fjalë për shpifje të ulët dhe shprehim keqardhje për nivelin ku janë katandisur ato media që hedhin në publik gënjeshtra dhe baltë të gatuara në kazanët e PD.

Në videon që shoqëron këtë fake news duken disa policë duke shoqëruar disa persona, por asnjë prej tyre NUK është kandidat i Partisë Socialiste Qarku Durrës. Kandidatët tanë dhe gjithë strukturat vijojnë angazhimin e tyre të palëkundur drejt FITORES së 25 prillit. Përsëritja e qëllimshme e të tillë shpifjeve apo çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, ashtu sikundër e parashikon edhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, PS do t’i përgjigjet vetëm në rrugë ligjore.  Rrugën drejt fitores së mandatit të tretë të PS dhe kryeministrit Edi Rama nuk e zbehin dot balta as shpifjet që tenton të prodhojë opozita, e cila nuk e pranon dot humbjen e radhës përballë socialistëve të bashkuar në mbarë vendin.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike alban xhelili erion meka sherr ne durres alban xhelili erion meka sherr ne durres

Sondazh

Poll