Politike

FOTO-MOMENTET/ Si i ‘iku fytyra’ Ramës përballë fakteve, nuk kishte përgjigje për tunelin Kardhiq-Delvinë, tenderin e

19 Prill 2021, 23:45 Nga DOSJA
FOTO-MOMENTET/ Si i ‘iku fytyra’ Ramës përballë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ishte në formën e tij të zakonshme ku çdo intervistë e pyetje e tejkalon me batutat e tij të zakonshme. Mbrëmjen e sotme, nuk dimë të themi nëse arsyeja ishte gazteari Ilir Babaramo apo tematikat që u trajtuan, por si shumë rrallë, Rama mbeti pa përgjigje dhe ‘fytyra’ e tij u shfaq e ngrirë në shumë momente.

I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Rama la më shumë se pesë të tilla pa përgjigje, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i kryeministrit në momentin që i drejtohej pyetja, dhe dukej si i zënë në çark.

Momenti i parë kur Rama u zu ngushtë ishte kur Babaramo citoi Departamentin e Shtetit për faktin se Shqipëria është cilësuar një nga eksportueset më të mëdha të kanabisit. Rama ngriu dhe tha: Turp të kesh!

“Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?”- vijoi të thote Rama, ndërsa ngjyra e lëkurës e tradhëtoi.

Biseda nuk mund të vazhdonte normalisht më tej. Gazetari i kishte dalë nga pritshmëritë dhe Rama kishte ‘harruar’ çdo batutë që e bënte të rrëshkiste përballë fakteve.

Përballja e dytë ishte ajo me tunelin Kardhiq-Delvinë. “Shko e shikoje, aty është rruga,”- tha Rama si fillim, por kur Babaramo i tha se kishte qenë vetëm para 10 ditësh në atë rrugë e s’kishte tunel gjëkundi kryeministri ngriu.

“U anuluan fondet se ministrja u ther me drejtoreshën e rrugëve do ta merrte apo jo Gjoka tenderin,”- i tha Babaramo dhe kryeministri heshti.

Rama u shmang dhe çdo fjalë e quajti thashethem.

“Këto janë thashetheme se do vija unë këtu e të më tregoje që u zunë dy gra këtu, s’ma merrte mendja, niveli i ulët shumë, kaluam te uzoja, flasim për qafën e pazarit,”- tha Rama me ton të fortë, si për të treguar se tashmë nuk përballonte dot më.

Biseda vijoi dhe këtë herë me gërricje të vazhdueshme deri kur mbërritën tek tenderi i Policisë së Shtetit.

“Po ç’po më thua tani. Të dukem gjë si bërës kapelesh policësh unë. Çfarë janë këto pyetje, unë vij këtu të flas për zgjedhjet, njerëzit votojnë më 25 prill, ti thua kapelja,”- tha Rama duke e kthyer tendering 30 milionë eurosh për uniformat e Policisë së Shtetit në një bisedë kapelesh.

Intervista nisi dhe këtë për t’i dhënë fund. Logoja 20 mijë euroshe e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ishte çështja e radhës, para të cilës Rama mundte vetëm të dorëzohej. Nuk kishte përgjigje as si piktor, as si artist e jo më si kryeministër. Kështu, ai hoqi mikrofonat dhe u largua duke mos harruar të jepte dhe një puthje për kamerën, por këtë herë, jo më buzeqëshjet që dhuron në takimet elektorale.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama fytyrat e rames ilir babaramo zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama fytyrat e rames ilir babaramo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll