Politike

Denoncimi i Metës dhe i biznesmenit Mane, Gonxhja: Publiku është kurioz për videon që nuk klikove, është vëllai i Kryema

19 Prill 2021, 22:37 Nga DOSJA
Denoncimi i Metës dhe i biznesmenit Mane, Gonxhja: Publiku është

TIRANË– Drejtori i DPRRTSH-së, Blendi Gonxhja, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta dhe biznesmenit Erion Mane, të cilët e denoncuan publikisht se kishte gjobitur këtë të fundit pasi mbështeste Monika kryemadhin.

Në një reagim zyrtar, Gonxhe thotë se Meta nuk e ka klikuar një video që ai ia ka çuar Manes, pasi aty përmendej vellai i Monika Kryemadhit, që drejtonte koncesionin e kolaudimit. Sipas Gonxhes, Drini Kryemadhi ka përfituar 400 milionë lekë.

“Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin,”- shkruan Gonxhja në reagimin e tij.

Pasditen e sotme, Meta denoncoi publikisht Gonxhen. Ai nxorri në Presidencë biznemenin Erion Mane që të lexonte bisedat që kishte pasur me Blendi Gonxhen për shkak të një gjobe. Mes bisedave doli dhe një foto e Monika Kryemadhit që Mane e kishte postuar në Facebook pasi e mbështeste. Pasi kishte parë këtë postim, Gonxhe i kishte bërë bllok Manes dhe nuk e kishte kontaktuar më.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi gonxhja erion mane ilir meta blendi gonxhja erion mane ilir meta

Sondazh

Poll