Politike

“E dëshmon Leonard Koka!” Babaramo kthen Ramën në ‘darkën e ngjalave’: I kërkove falje Metës. Krye

19 Prill 2021, 21:58 Nga DOSJA
“E dëshmon Leonard Koka!” Babaramo kthen Ramën në

TIRANË– Kryeministri Rama ka mohuar t’i ketë kërkuar falje Presidentit Ilir Meta. Në “Pesë pyetjet nga Babaramo”, gazetari Ilir Babaramo i tha Ramës se ky i fundit i ka kërkuar falje Metës në darkën e famshme të ‘ngjalave’, dhe se këtë mund ta dëshmojë edhe Leonard Koka.

Por Rama e mohoi këtë gjë, duke shtuar se ai është një qenie e veçantë e jo nga ata që gjithçka e lidhin me zorrën.

Pjesë nga biseda:

Ilir Babaramo: Në fakt Metës i kërkuat falje atëherë…

Edi Rama: Unë të kërkoj falje?

Ilir Babaramo: Po, është dëshmitar Leonard Koka zoti Rama….Kur ju duhej që të vini në pushtet, në një darkë të famshme ngjalash, bëtë një autokritikë shumë të thellë. Më fal për këtë, e më fal për atë…..Leonard Koka e konfirmon këtë?

Rama: Ti e imagjinon dot që unë të kërkoj falje?

Babaramo: Besoj se…

Rama: Unë nuk jam çdo qenie, Babaramo. Unë jam një qenie e veçantë. Dhe prandaj në shumë gjëra unë të mirëkuptoj ty dhe qeniet e tjera, që nuk arrini dot të mendoni që si mund të jetë një qenie ndryshe, por unë jam një qenie e veçantë, Babaramo. Unë i përkas një kategorie qeniesh të veçanta, të cilat kur janë marrë me politikë, janë marrë me politikë për disa motive që nuk janë motivet e politikanëve të zakonshëm. Dhe pikërisht janë këto qenie të veçanta që e kanë çuar përpara shoqërinë. Janë këto qenie të veçanta që kanë vënë gurë kilometrikë edhe në historinë tonë, qofshin si njerëz publikë, politikanë, artistë, shkrimtarë, intelektualë. Kështu që nuk jam i vetëm. Ka pasur Shqipëria dhe ka edhe këtë kategori. Ka shumë qenie të kësaj kategorie që janë njerëz të panjohur, që çohen në 4 të mëngjesit Babaramo dhe shkojnë punojnë tokën edhe nuk dorëzohen kurrë, që i lënë fëmijët në gjumë dhe i lënë në gjumë. Ka shumë Shqipëria nga këta. Kështu që unë i përkas kësaj kategorie. Unë nuk i përkas kategorisë së qenieve që çdo gjë e shikojnë interes, që çdo gjë e shikojnë lekë, që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir babaramo zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir babaramo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll