Aktualitet

Protagonist në sulmet me thika! Rudolf Nikolli lëvizte lirshëm nën hundën e Policisë pas plagosjes tek terminali i autobus

19 Prill 2021, 14:39 Nga DOSJA
Protagonist në sulmet me thika! Rudolf Nikolli lëvizte lirshëm

TIRANË– Rudolf Nikolli ka përgjakur sot, muajin e Ramazanit! Pak pas mesditës, rreth orës 15:00, 34-vjeçari me një thikë buke ka qëlluar 5 persona, pikërisht brenda xhamisë “Dine Hoxha”. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime që mund t’i kushtonin jetën, por është neutralizuar në kohë nga besimtarët e tjerë. 

Por kjo nuk ishte hera e parë që 34-vjeçari kishte kryer ngjarje të tilla. Më 11 mars të këtij viti, Nikolli plagosi në këmbë 32-vjeçarin Robert Kurti. Atë mëngjes, 34-vjeçari ishte konfliktuar verbalisht me “patriotin” e tij nga Mati, dhe në një moment ka përdorur thikën, por fatmirësisht pa i rrezikuar jetën të riu. Për ngjarjen, Policia e Shtetit e identifikoi autorin e ngjarjes, duke e shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mirëpo që nga 11 marsi, ka kaluar më shumë se një muaj…Sa kohë i duhet Policisë së Shtetit për të ndaluar një person që mesa duket lëviz lirshëm nëpër qytet? Qartësisht, 34-vjeçari nuk po fshihej askund, për sa kohë doli hapur në qëndër të Tiranës, duke u rrezikuar jetën dhjetra personave. 

Sot mund të kishim 5 viktima, sa ngjarje të tilla duhet të ndodhin që Policia të reagojë në kohë për prangosjen? Nëse nuk prangosim dot Nikollin, si mundet që të bëjmë “zap” bossët e krimit?

(k.m/dosjaal)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami policia e shtetit plagosje ne xhami policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 14:14

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....