Aktualitet

Policia jep detaje për plagosjen e 5-fishtë tek xhamia “Dine Hoxha”, si është gjendja e të lënduarve

19 Prill 2021, 13:34 Nga DOSJA
Policia jep detaje për plagosjen e 5-fishtë tek xhamia “Dine

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje për pesë personat që kanë mbetur të plagosur tek xhamia “Dine Hoxha”.

Në një njoftim shtesë, policia tregon se të plagosurit janë D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm. 

Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre: D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll