Aktualitet

Plagosja tek xhamia, flet me lot në sy Imami Ahmet Kalaja: Sulmoi besimtarët që po adhuronin Zotin

19 Prill 2021, 13:22 Nga DOSJA
Plagosja tek xhamia, flet me lot në sy Imami Ahmet Kalaja: Sulmoi

TIRANË– Imami Ahmet Kalaja ka folur me lot në sy pas plagosjes së pesëfishtë që ndodhi tek xhamia “Dine Hoxha”. Në një video-komunikim nga vendi i ngjarjes, i prekur Kalaja tregon se janë plagosur besimtarët dhe anëtarët e stafit të xhamisë që po luteshin në ato momente.

Janë plagosur disa disa pjesëtarë të xhamisë, edhe besimtarët tanë që po adhuronin Zotin në ato momente. Falenderojmë policinë që ndërhyri në kohë dhe dha ndihmën e shpejtë. Agjërim të lehtë të gjithëve, paqja e Zotit qoftë mbi ju,”- tha Kalaja. 

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami plagosje ne xhami

Sondazh

Poll