Aktualitet

Mbërrijnë 208, 000 vaksina të Sinovac në Rinas, ‘lëvrohet’ kontrata me distributorin turk

19 Prill 2021, 13:45 Nga DOSJA
Mbërrijnë 208, 000 vaksina të Sinovac në Rinas,

TIRANË- 208, 000 vaksina të Sinovac kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në pistën e Rinasit, vaksinat janë pritur nga dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, të cilët kanë bërë me dije se ngarkesa e fundit përmbyll edhe lëvrimin e kontratës me distributorin turk të vaksinës. 

208,000 vaksina sapo kanë mbërritur në Rinas, pjesë me distributorin e Sinovac. Kemi përfunduar lëvrimin e kontratës. Kemi siguruar 500 mijë doza vaksine. Sot në Shqipëri nga momenti i parë i fillimit të lëvrimit, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri. Sot përsëri pritet që të kemi doza nga Pfizer. Pritet që të vijnë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme,”-tha Manastirliu.

Deri më tani, sipas të dhënave të siguruara nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se deri më tani në vendin tonë janë shënuar mbi 332 mijë të vaksinuar. Ndërsa plani është që deri në fund të majit të shënohen 500 mijë qytetarë të injektuar. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll