Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Kush janë pesë personat që Rudolf Nikolli u nguli thikën tek xhamia “Dine Hoxha”

19 Prill 2021, 13:41 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Kush janë pesë personat që Rudolf Nikolli u nguli

TIRANËDosja.al ka zbardhur emrat e pesë personave që kanë mbetur të plagosur tek xhamia “Dine Hoxha”. Mësohet se kanë mbetur të plagosur Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll