Aktualitet

Del FOTOJA/ Ky është Rudolf Bikolli që plagosi pesë persona tek xhamia “Dine Hoxha”, ka gjak në gojë e ballë

19 Prill 2021, 13:15 Nga DOSJA
Del FOTOJA/ Ky është Rudolf Bikolli që plagosi pesë persona

TIRANË– Personi që po shikoni është Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli. Ai është autori i plagosjes së pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme tek xhamia “Dine Hoxha”.

Në foton e publikuar nga vetë Policia e Shtetit, shihet se Nikolli ka gjak në gojë dhe shenja në ballë, të cilat mund t’i ketë marrë si pasojë e përplasjes me uniformat blu apo të plagosurit.

Tashmë ai është vënë në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LAJMI KRYESOR: Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit! Sulm me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’ tek rruga e Kavajës, plagosen 5 besimtarë, prangoset autori

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll