Aktualitet

KRONOLOGJIA/ Si i sulmoi me thikë Rudolf Nikolli besimtarët në xhaminë “Dine Hoxha”, gjithçka nisi tek shkallë

19 Prill 2021, 13:50 Nga DOSJA
KRONOLOGJIA/ Si i sulmoi me thikë Rudolf Nikolli besimtarët në

TIRANËDosja.al ka zbardhur kronologjinë e plagosjes së pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme në xhamin “Dine Hoxha”. Mësohet se autori, Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Nikolli me një thikë buke në dorë është afruar pranë xhamisë dhe fillimisht ka plagosur punonjësin tek xhamia.

Ky i fundit ta tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por Nikolli është futur duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin. Të gjithë bashkë, besimtarë e punonjës të xhamisë e kanë nxjerrë jashtë, por sërish 34-vjeçari nuk ka ndaluar së sulmuari, duke përdorur thikën që mbante në dorë.

Për pasojë ai ka lënë të plagosur pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ka hyrë për të ndihmuar besimtarët. 

Nikolli është vënë në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll