TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social, Spahiu ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes nga Policia e Shtetit, ndërsa shtoi se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Përsoni është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani,”-shkruan Spahiu.
TIRANË- 208, 000 vaksina të Sinovac kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në pistën e Rinasit, vaksinat janë pritur ng...
TIRANË– Rudolf Nikolli po kërkohej kudo nga Policia e Shtetit. 34-vjeçari që plagosi sot jashtë xhamisë “Dine Hoxha” 5 persona, e ka akt të përsërit...
TIRANË– 5 persona janë plagosur në shkallët e xhamisë “Dine Hoxha” me një thikë buke. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, thika e përkthyer ka sj...
TIRANË– Personi që po shikoni është Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli. Ai është autori i plagosjes së pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme tek xh...
TIRANË– Dalin detaje të tjera lidhur me sulmin e ndodhur me thikë jashtë xhamisë së rrugës së Kavajës, në shkallët e xhamisë “Dine Hoxha”. Siç duket...
TIRANË– Autori i plagosjes së pesëfishtë është Rudolf Nikolli. Ai është vënë në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po merret ...