Aktualitet

Zbardhet emri i AUTORIT, kush është 34-vjeçari nga Burreli që plagosi pesë persona tek xhamia “Dine Hoxha”

19 Prill 2021, 13:09 Nga DOSJA
Zbardhet emri i AUTORIT, kush është 34-vjeçari nga Burreli

TIRANË– Autori i plagosjes së pesëfishtë është Rudolf Nikolli. Ai është vënë në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

LAJM KRYESOR: Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit! Sulm me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’ tek rruga e Kavajës, plagosen 5 besimtarë, prangoset autori

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll