Aktualitet

”Gjobë 15 milionë lekë dhe bllokim të produkteve të skaduara”/ AKU bën ‘kërdinë’ ndaj ‘CONAD’ që tregonte m

16 Maj 2019, 13:59 Nga DOSJA
”Gjobë 15 milionë lekë dhe bllokim të produkteve

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka vijuar punën për kontrollin zyrtar të përmbushjes së kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Në njoftimin e bërë publik nga AKU, thuhet se është gjobitur rrjeti i supermarketeve, CONAD, pasi janë konstatuar produkte jashtë afatit të përdorimit.

 

NJOFTIM PUBLIK

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën per kontrollin zyrtar të përmbushjes së kerkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, insopektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë,  kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën këto masa:

1.Masë administrative “Gjobë” me  vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2.Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3.Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4.Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku aku gjobit conad conad mallera jashte standardeve aku aku gjobit conad conad mallera jashte standardeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:41

Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka konfirmuar sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Haxhiajdini ak...

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...