Aktualitet

Vrasja e Devi Kasmit nga greku, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin

16 Maj 2019, 13:57 Nga DOSJA
Vrasja e Devi Kasmit nga greku, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin

TIRANË– Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu Mario Meshinin,  i akuzuar në bashkëpunim në vrasjen e Devi Kasmit.

Mario Meshini u arrestua me 30 janar për vrasjen e Kasmit, pasi ndaj tij rëndon akuza e moskallëzimit të krimit për vrasjen e Kasmit. Nga kamerat e sigurisë rezulton se Meshini ka qënë prezent në momentin e ngjarjes.

Ndërsa vetë Meshini  ka deklaruar se nuk ka parë asgjë mbrëmjen e 29 Janarit.

Mario Meshini u arrestua më 30 Janar të vitit 2018, në një lokal disa orë pas vrasjes së Devi Kasmit. Kasmi u ekzekutua pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.

Vrasja e Devi Kasmit dyshohet se është porositur nga një shqiptar nga burgjet greke ku mësohet se është i dënuar për trafik kokaine.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mario meshini vrasja e devi kasmit mario meshini vrasja e devi kasmit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:41

Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka konfirmuar sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Haxhiajdini ak...

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...