Aktualitet

Vdekja e 47-vjeçarit/ Policia e Vlorës përgënjeshtron Berishën: Ishte i pirë, ndërroi jetë prej hemoragjisë në kokë

16 Maj 2019, 13:50 Nga DOSJA
Vdekja e 47-vjeçarit/ Policia e Vlorës përgënjeshtron

VLORË– Policia e Vlorës ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me 50-vjeçarin e rrahur për vdekje, që humbi jetën ditën e djeshme. (Lexo këtu)

Sipas policisë, 47-vjeçari me iniciale A.D.,  nuk është gjetur i rrahur por i shtrirë në tokë në “Sheshin e Flamurit” nën efektin e pijeve alkoolike me një  frakturë në kokë.

Gjithashtu në reagimin e Policisë shkruhet se në trupit e 47-vjeçarit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës në kokë dhe se sipas ekspertizës vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se:

Më datë 12.05.2019, në “Sheshin e Flamurit” është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit.

Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.

Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred delia policia e vlores vdes 50-vjeçari në vlorë alfred delia policia e vlores vdes 50-vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:41

Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka konfirmuar sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Haxhiajdini ak...

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...