Aktualitet

Sekuestrohen 205 kg kanabis në Mal të Zi, ngarkesa vinte nga Shqipëria

16 Maj 2019, 13:27 Nga DOSJA
Sekuestrohen 205 kg kanabis në Mal të Zi, ngarkesa vinte nga

MAL I ZI- 205 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e vendit fqinj. Policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me 205 kg lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën rreth 130 metra larg bregut të lumit.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona, të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar. Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Malin e Zi.

Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 205 kg kanabis mali i zi kapen 205 kg kanabis mali i zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:41

Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka konfirmuar sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Haxhiajdini ak...

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...