Aktualitet

Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

16 Maj 2019, 12:41 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit, Apeli lë në Burg “Dajën”

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka konfirmuar sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Haxhiajdini akuzohet se mori pjesë në grabitjen e Rinasit dhe është autori i 6-të i grupit.

Haxhiajdini kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se gjykata nuk ka patur prova të mjaftueshme për ta lënë në burg.

Emri i Ragip Haxhiajdinit u zbulua pas dëshmisë së Alkond Bengasit para trupit gjykues.

Bengasi tregoi se kur takoi Admir Muratajn, ky i fundit ndodhej në një restorant me “Dajën”.

Në dëshminë e Alkond Bengasit (Qevanit), Ragip Hajdini apo siç njihet edhe me mbiemrin Haxhiajdini, përshkruhej si një person qeros, rreth të 50-ve dhe që Admir Murataj e thërriste “Daja”.

Të arrestuarit deri tani janë:

-Alkond Bengasi

-Oltion Veseli

-Elton Pikli

-Renaldo Sula

-Saimir Çela

-Ragip Hajdini

Ragip Hajdinin, i njohur me psudonimin “Daja”, i cili dyshohet se është personi i 6 që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, është arrestuar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, më 26 prill, ndërsa është personi i akuzuar se ka treguar Admir Muratajn, i cili ishte në kërkim për grabitjet në Rinas. 50-vjeçari, Haxhiajdini  është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe me precedent penal, i akuzuar se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daja i rinasit gjykata e krimeve te renda grabitja ne rinas ragip haxhiajdini daja i rinasit gjykata e krimeve te renda grabitja ne rinas ragip haxhiajdini

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2019, 12:00

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundi...