Aktualitet

16 Maj 2019, 12:00 Nga DOSJA

TIRANE– Momente të dhimbshme vijnë nga ceremonia për varrosjen e major Klodian Tanushit. Komandanti i Tanushit dhe ekipi i tij, kanë improvizuar “Apelin e Fundit”, një ritual i cili është zhvillohet sa herë që varroset një “Dëshmor i Atdheut”.

E ëma e Klodian Tanushit ka shpërthyer në lot në kohën kur komandanti thërret të birin, që nuk i përgjigjet.

Apeli i fundit: 

Komandanti: Major Tanushi, major Klodian Tanushi.

Ushtari: Zoti komandant, Klodian Tanushi, nuk është këtu.

Komandanti: Ku është major Klodian Tanushi?

Ushtari: Major Klodian Tanushi vdiq.

Komandanti: Si vdiq ai?

Ushtari: Ai vdiq në krye të detyrës, në mbrojtje të vendit dhe të atdheut më 10 maj në Letoni.

Komandanti: Mund të largoheni. Apeli i fundit mbaroi. Ju lutem një minutë heshtje.

Sot janë zhvilluar homazhet tek Muzeu Kombëtar në nder të ushtarakut Klodian Tanushi. Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm.

Ka spikatur prania e rreshterit që shpëtoi në këtë shpërthim, Julian Kapaj. Emocionet ishin të mëdha, dhe për politikën, nga ku nuk munguan lotët e ministres Olta Xhaçka, Gjeneral Bardhyl Kollçakut, dhe kryeministrit Edi Rama.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camp Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prinderit e klodian tanushit vdekja e major klodian tanushit prinderit e klodian tanushit vdekja e major klodian tanushit

Sondazh

Poll